Boksieri shqiptarë lë pas dëmtimin, nis “gjuetinë” për kundërshtarin e radhës

Lajm i mirë për boksierin shqiptarë Gjetan Keta i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar rreth dy vite më parë. Ai vuante nga një dëmtim serioz i veshit të mesëm çka ndikoi në humbjen përballë një kundërshtari të fortë, si Vincent Felgenbutz i cili u shpallë kampion i Gjermanisë.

Kjo sëmundje shkakton probleme të mëdha në balancën trupore, duke bërë të pamundër që të zhvillohet një ndeshje boksi në ritme të larta. Ka qënë vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit, Ismail Keta që ka njoftuar lajmin në rrjetin social “Facebook”, rikthimin e “Tysonit të Bardhë” në ring.

Në rikthimin e tij parashikohet se bulqizaku të përballet me Felgenbutz, por kjo sfidë mund të mos pranohet nga boksieri gjerman. Gjithsesi mbetet për tu parë se kush do të jetë kundërshtari i ri për Gjetanin pas një pauze thuajse dy vjeçare.

Stafi i boksierit është i vetëdijshëm se një mungesë e gjatë në ring është një minus i madh për një sportist që dëshiron të qëndroj gjatë në majën e këtij sporti, por optimizmi është prezent në ambjentin rreth Gjetanit.

Kujtojmë që boksieri shqiptarë garon për shtetin gjerman, por nuk harron kurrë të ngrijë lart flamurin me ngjyrat kuqezi.