Spahiu: Edi Rama është i strukturuar vetëm për të shkatërruar ekonominë e Shqipërisë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu i ftuar në emisionin 360 gradë të drejtuar nga gazetari Artur Zheji në Ora News ka komentuar zhvillimet më të fundit. Spahiu tha se Edi Rama po përpiqet ti fus në kurth qytetarët shqiptarë, kur flet për tërheqje dhe vetëkorrigjime. Deputeti i LSI-së, theksoi se kjo është vetëm një skemë e përdorur nga kryeministri Edi Rama, i cili në të vërtet është i strukturuar vetëm e vetëm për të shkatërruar ekonominë shqiptare dhe për të zhytur shqiptarët në varfëri dhe mjerim.

“Ai flet për vetëkorrigjim, ai po kërkon falje, e gjitha është një skemë. Dhe nëse ne biem, flas si qytetar, nuk flas si deputet, biem në kurthin  e këtij njeriu, me këtë situatë skandaloze të krijuar, me këtë konçension të shumave marramendëse, atëherë ne kemi një gabim shumë të madh. Se nuk duhet të kemi asnjë iluzion, sepse ky njeri është i strukturuarpër të bërë keq, është i strukturuar për të shkatërruar ekonominë e këtij vendi, të ketë 5-6 veta në tavolinë  me xhepat plot. I strukturuar që jo 5000 familje që i ka heq ndihmën ekonomike, por të gjithë ti lejë pa ndihmë ekonomike, e të vdesin për bukë. Kjo është historia në Shqipëri, ky është kryeministri që drejton këtë vend”, tha deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Pjesë nga emisioni

Përparim Spahiu: Nga fillimi, në momentin e situatës ku jemi, sepse do i sqarojmë edhe historitë e PPP-ve, konçensioneve dhe kësaj historie skandaloze që po ndodh në këtë vend. Ekonomikisht të paktën sepse kemi FMN-në, kemi LSI-në të paktën me kërkesat e veta në parlament për rishikimin  e dhënies me konçension, sepse tani po bëjmë transparencën e dhënies së konçesionit të tillë. Edhe është e papranueshme një kryeministër të thotë që, unë këtë dokumentin tani e kuptoj që kam bërë këtë gabimin. A thua se flitet për diçka minimaliste që ka një efekt anësor. Dhe tani e kuptoi ky që ka ndodhur kjo situata dhe unë do ta rregulloj. Ku flitet për 30 vite konçension, flitet për miliona euro, flitet për 23 të burgosur, flitet për aq telashe që i ka sjellë zonës, flitet për një zonë që sot është e ndarë nga Tirana, Rrësheni, është e ndarë bashkë me Dibrën time atje. Krijoi këto iluzionet, se ai është komplet i strukturuar, e di ai çaka thënë dje pardje dhe ça tha sot.

Artur Zheji: Ju mendoni se nuk është i sinqertë?

Absolutisht, ai flet për vetëkorrigjim, ai po kërkon falje, e gjitha është një skemë. Dhe nëse ne biem, flas si qytetar, nuk flas si deputet, biem në kurthin  e këtij njeriu, me këtë situatë skandaloze të krijuar, me këtë konçension të shumave marramendwse atëherë ne kemi një gabim shumë të madh. Se nuk duhet të kemi asnjë iluzion, sepse ky njeri është i strukturuar për të bërë keq, është i strukturuar për të shkatërruar ekonominë e këtij vendi, të ketë 5-6 veta në tavolinë  me xhepat plot. i strukturuar që jo 5000 familje që i ka heq ndihmën ekonomike, por të gjithë ti lejë pa ndihmë ekonomike, e të vdesin për bukë. Kjo është historia në Shqipëri, ky është kryeministri që drejton këtë vend.

Artur Zheji: Ju mendoni se ka element të sadizmit?

Përparim Spahiu: Absolutisht po, unë jam i bindur që ai e karealizuar shumë mirë Mein Kampf. Librin e Hitlerit. Ai thoshte që popujt duhet të zgjedhin një person, nuk ka nevojë parlament, ata parlamentarët janë njerëz që nuk dinë, nuk marrin vesh dhe e gjitha është e qëllimshme që nga data që ai ka marrë qeverisjen e deri sot. Dhe ne nëse kemi iluzione që ky njeri rregullohet, vetëkorrigjohet, do rregullojë gjërat, do rregullojë kontratën këtë ta harrojmë. Dhe unë them opozita këtë rrugë që ka nis, unë kam qenë, që ne jo vetëm mandatet ti djegim po ne nuk kemi më punë fare në Parlament. Është ilegjitim 25 qershori që thotë z. Bushati. Vota të grabitura, u deformua sistemi zgjedhor, u ndaluan koalicionet, u bë ç’desh Rama. Mos të kalojmë pastaj mos ishte dhe ndonjë ndërkombëtar që e donte atë. Them që ne duhet të falënderojmë popullin e Kukësit. Protesta  e Kukësit do mbahet mend si ajo lëvizja e studentëve kur ishim ne atëherë.

Replika Ervin Bushati: Në qoftë se do ti marrim gjërat kaq të thjeshta apo në mënyrë simplistike situata bardhezi dhe Rama në 26 Qershor qenka gdhirë Satanai dhe nuk paskan qenë në dijeni ish-aleatët tanë. Ashtu i bie që 52% e popullatës ta dijë Ramën, ëngjëll këta e dinë Satana dhe kot që diskutojmë.

Përparim Spahiu: Këtë keni ju se prishni gjithçka, shkatërroni gjithçka edhe thoni, 51% dhe këta më duhen mua, dhe këta që më votojnë kryeministër dhe pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Këtë filozofi ka ai edhe me konçesionin, do insistojë nuk do ta bëjë kurrë. Dhe kjo teoria e 51%  i ndan njerëzit je me Ramën, nuk je me Ramën dhe nëse nuk je me Ramën duhet të vdesësh për bukë. Shqipëria nuk është 51%, është 100% Shqipëria.

Replika Ervin Bushati: Po para 4 vitesh nuk e njihnit Ramën ju?

Përparim Spahiu: Aty kam qenë unë, ja u kam thënë gjërat, personalisht dhe grup deputetësh. Dolën pamjet më të fundit të Rilindjes Urbane, kishte marrë uji trotuarin. Nuk prodhon asgjë ai trotuari. Ne harxhojmë 500 milion për Rilindjen Urbane. Ja u kemi thënë, apo jo?! Ku i keni lekët  e naftës, të taksës së qarkullimit?! Kuksianët nëse blejnë makinë elektrike, do paguajnë taksë?! Se the dhe atë dite, që do blejnë makinë elektrike shqiptarët? Po çfarë janë këto histori? Kështu do ecim ne?!