Mësoni se si pozicioni në të cilin flini ndikon në shëndetit tuaj

Mesatarisht, njeriu gjatë gjithë jetës së tij kalon 25 vite të jetës në gjumë. Kjo është një gjë e nevojshme sepse të pushuarit gjatë fjetjes është e nevojshme për mirëqenien tonë të përgjithshme, Të fjeturit mirë sjell shumë përfitime, jo vetëm që e ringjall trupin por e bënë edhe trurin të punoj në mënyrë optimale.

Ne të gjithë e kuptojmë se koha është diçka shumë  e çmuar, kështu që është me rëndësi të madhe që koha e gjumit të shpenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Side Bright ju sjell një analizë të detajizuar të pozicioneve të ndryshme të gjumit për t’ju ndihmuar të zgjidhni mënyrën e duhur të pozicionit në të cilin flini.

Pozicioni si i ushtarit

Të fjeturit në shpinë me duar afër trupit është konsideruar të jetë pozicioni më i mirë i mundshme. Kjo pozitë është e ngjashme me Savasana në joga, e njohur edhe ndryshe si pozicioni i ushtarit sjell shumë përfitime shëndetësore.

Ky pozicion është i përkryer për të pushuar shpinën, qafën dhe krahët. Zvogëlon zbaticën e acidit. Ndihmon në ruajtjen e formës së gjinjve, e shëron insomninë (pagjumësinë), redukton shanset për dhimbje koke dhe parandalon rrudhat e fytyrës.

Por të fjetur shumë në këtë pozicion është i dëmshëm për ata të cilët vuajnë nga apnea e gjumit, sepse graviteti e tërheq gjuhen poshtë dhe përkeqësohet gërhitja. Gjithashtu mund të ndikoj negativisht në fetusin.

Zgjidhja:

Provoni të flini në shpinë pa jastëk. Kjo do të mbaj trupin tuaj në një pozicion neutral dhe mund të ndihmoj që të gërhisni më pak.

Pozicioni i yllit

Në këtë pozicion, siç shihet në fotografi, njeriu është i shtrirë në shpinë dhe ka duart dhe këmbët e hapura.

Kjo është pozita e përkryer për të pushuar shpinën dhe qafën. Redukton insomninë (pagjumësinë), gjithashtu redukton mundësitë për një dhimbje koke. Gjithashtu parandalon rrudhat e fytyrës dhe çarjet e lëkurës.

Por edhe ky pozicion ka disa anë negative, nëse teproni nga të fjeturit në këtë pozicion, atëherë pozita e duarve mund të shkaktoj presion mbi nervat në shpatulla, gjë që shkakton dhimbje.

Zgjidhja:

Shmangni përdorimin e një jastëku gjatë kohës që jeni duke fjetur në këtë pozicion për të lejuar kokën, qafën dhe shpinën tuaj të pushojnë në një pozicion të natyrshëm.

Pozicioni i drejt në krahë

Përderisa jeni duke fjetur në këtë pozicion dora juaj është duke pushuar mbi trupin tuaj. Ky pozicion preferohet të bëhet në anën e majtë, sepse nëse ju flini në krahun e majtë ua mundësoni organeve të pushojnë më së miri.

Ky pozicion është më i preferuar për gratë shtatzëna, redukton apnean e gjumit dhe gërhitjen.

Meqë ky pozicion mund të shkaktojë dhimbje të qafës për shkak të mbështetjes jo të duhur në qafë, rekomandohet të përdorni një jastëk të madh.

Vendosni një jastëk në mes të kofshëve për të mbështetur këmbën tuaj të lartë.

Të fjeturin mbi dy shuplakat e dorës

Edhe ky është pozicion ën të cilin pushon trupi, por edhe të ky pozicion më e preferuar është ana e majtë, për shkak se organet vitale pushojnë më mirë.

Lejon trupin të pastrojë mbetjet nga truri në mënyrë më efikase dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve si Alzheimer dhe Parkinson.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që flenë në këtë pozicion kanë më pak gjasa të zgjohen në mes të natës. Kjo ka shumë të ngjarë për shkak të rehatisë që merr trupi.

Kufizon rrjedhën e duhur të gjakut dhe vendos presion mbi nervat, të cilat mund të rezultojnë në dhimbje në shpatulla dhe në krahë.

Kompresimi nervor mund të vendosë një tendosje në organet e brendshme si lukthi, mëlçia dhe mushkëritë.

Mund të shkaktojë prishje të gjinjve dhe plakje të parakohshme të lëkurës.

Zgjidhjet:

Flini në një jastëk saten për të zvogëluar shanset e rrudhave të fytyrës.

Vendosni një jastëk në mes të gjunjëve për të mbështetur këmbën tuaj të sipërme.

Pozicioni i fetusit

Pozicioni i fetusit përfshin shtrirjen në krahë me gjunjë të tërhequr drejt kraharorit dhe kokën e përkulur. Ky është pozicioni më i preferuar për femrat, mbi 41% të të anketuarve pretendojnë se preferojnë këtë pozicion.

Përdorni një jastëk të fortë për të mbështetur kokën tuaj.

Pozicioni shtrirje e lirë

Shtrirja në bark nuk është pozicioni më i mirë i të fjeturit dhe shumica e ekspertëve nuk e këshillojnë këtë lloj. Në disa raste edhe zvogëlohet gërhitja.

Ky pozicion e tendos shpinën dhe shkakton dhimbje në qafe dhe në fundshpinë. Qarkullimi i gjakut nuk arrin deri në fytyrë dhe për këtë arsye edhe shkaktohen rrudhat. Gjithashtu i jep stres dhe presion organeve të brendshme.