Manjani: Drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë, pasi…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në facebook, shkruan se duhet të debatohet fakti se drejtësia është dorëzuar tek qeveria, dhe se të mos merremi se si janë harxhuar paratë e Soros.

”Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës! Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!”,-shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, Manjani shkruan se prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive.

”Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion! Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi! Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik”,-shkruan më tej Manjani në facebook.