Jay Z tregon si e priti Beyonce tradhtinë e tij

Jay Z, në intervistën e dhënë së fundmi tek My Next Guest Needs No Introduction, ndau me publikun shumë detaje personale nga jeta e tij familjare.

Një prej të cilave ishte dhe tradhtia e famshme e reperit. Sigurisht, ajo për të cilën ishin të gjithë kureshtarë ishte reagimi i Beyonce-s kur mësoi diçka të tillë. Jay tregoi se këngëtarja ishte shumë e kuptueshme dhe se gjithçka e kishin kaluar bashkë.

”Unë kam një grua që më kupton dhe e di që nuk jam i keq pavarësisht veprimeve të gabuara që kam bërë, e di sa jam përpjekur ta ndjek terapinë dhe e di shumë mirë sa e duam ne njëri-tjetrin”,-u shpreh ai.

Jay Z pranoi gjithashtu se muzika që ka bërë kohët e fundit, është rezultat e gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur ndër vite.

“Sot, unë jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam dhe kjo, falë gjithë punës që kemi bërë bashkë”,-përfundoi Jay Z duke na bërë të kuptojmë se Beyonce është vërtetë kaq e superfuqishme.