“Grusht shteti” në The Voice Kids

“Makthi” i moderatorit Ledion Liço, është bërë realitetit para fillimit të spektaklit të kësaj të premte, teksa 4 “çamarrokët” kanë uzurpuar për herë të dytë karriget e trajnerëve të “The Voice Kids”.

Në spotin që lajmëronte fillimin e Netëve Live ata u shfaqën teksa kishin zënë vendet Miriamit, Enedës dhe Aleksandër e Renis Gjokës, por ndërsa ajo rezultoi të ishte vetëm një ëndërr e keqe për moderatorin e “The Voice”, kësaj here Dea, Isea dhe binjakët Venjami dhe Brandon ishin ulur në karriget e trajnerëve në pritje të fillimit të spektaklit Live, duke refuzuar t’i lironin karriget.

E pas disa negociatash, ata janë njohur me sondazhin e kryer në Insta Story mes tyre dhe trajnerëve të mëdhenj, duke njohur rezultatin në favor të këtyre të fundit.

Nga votat e ndjekësve rezultoi se trajnerët e preferuar të tyre ishin trajnerët e mëdhenj, të cilët e fituan sfidën me 64% kundrejt të vegjëlve me 36% të votave.

Në fund ka triumfuar demokracia, e deri në “zgjedhjet” e ardhshme mbetet për t’u parë se si do të veprojnë 4 “trajnero-çamarrokët”./Shqip