“Ëndërrimtari” Pjanic nuk dorëzohet: Do të kualifikohemi në Madrid!

Mungoi në ndeshjen e parë për shkak skualifikimi. Do të rikthehet, bashkë me Benatia, për ndeshjen e kthimit. Në “Bernabeu”, pavarësisht nga humbja 3-0 e pësuar në Torino, për Miralem Pjanic, Juventus ka ende shanse kundër Real Madrid.

“Mund të bënim më mirë, por kemi treguar edhe në të kaluar se mund të luajmë si pretendentë në çdo fushë. Të gjitha episodet favorizuan Real Madrid dhe rezultati është gënjeshtar,” – tha Pjanic.

Boshnjaku nuk dorëzohet edhe kundërshtari mban emrin e Real Madrid.

“Na vjen shumë keq për rezultatin, por kemi kthyer vëmendjen nga ndeshja e ardhshme e së shtunës kundër Benevento. Duhet të mposhtim ata, më pas të mendojmë si mund të kalojmë turin kundër Real. Edhe pse është e vështirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka,” – deklaroi mesfushori i Juventus.

Në fund, Pjanic tha: “Goli i pësuar në fillim të ndeshjes na dënoi, ashtu si pritjet e Navas. Pastaj erdhi goli i dytë i Ronaldo, gol i jashtëzakonshëm dhe aty gjithçka mori fund. Do të përpiqemi të hakmerremi në Madrid.”