“Asnjë panik, Mauro Icardi do të rinovojë kontratën me Inter”

I intervistuar nga “Premium Sport”, pak minuta pas derbit të Milanos, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka folur për mekaton zikaltër.
“Tare ka thënë se me shumë mundësi De Vrij do të vijë te Inter? Ai bën merkaton e Lazios, jo tonën dhe nuk mund të komentoj asgjë sepse jemi të përqendruar te sezoni dhe merkato e Inter do të fillojë më 20 maj,” – tha numri 1 i merkatos së Inter, shkruan telesport.
I pyetur për rinovimin e Icardi, ai shtoi:
“Kjo çështje nuk ka pasur asnjë afat skandencë apo ultimatum. Eshtë diçka aq natyrale se mund të ndodh edhe që nesër ose në fund të sezonit. Situata është e qetë. Icardi është shumë mirë këtu te ne dhe ne jemi shumë mirë me faktin që ai do të jetë kapiteni ynë.”