3 ekipe mund të shpallen kampion këtë fundjavë

Sezoni futbollistik po shkon drejt fundit në kampionatet kryesore, teksa dilemat tashmë janë të pakta. Bajern Mynih, PSG dhe Mançester Siti mund të shpallen zyrtarisht kampion që këtë fundjavë në kampionatet respektive nëse arrijnë që të fitojnë.

Bajerni duhet të fitojë në fushën e Augsburg të shtunën, për të fituar një tjetër titull. Skuadra e Jup Hejkens nuk njeh rival në vitet e fundit.

Mançester Siti, nga ana e tij, ka përpara një ndeshje të madhe për të fituar titullin e Premier League. Ata do të sfidojnë Junajtid e Murinjos. Një fitore e Sitit do ta çonte distancë në 19 pikë nga vendi i dytë, në kohën kur do të mbeteshin edhe 18 pikë në lojë deri në përfundim të kampionatit.

PSG është ka më shumë vështirësi, që të jetë zyrtarisht kampion këtë fundjavë, duke qenë se nuk varet nga vetvetja. Skuadra e Unai Emeri duhet të mposhtë sot Saint-Etien dhe të shpresojë që Monako, kampionia në fuqi, ta humbasë ndeshjen e saj.