Supriza e Gjikos? Vjen me album të ri

Reperi shqiptar, Gjiko ka kujtuar të gjitha projektet e tij muzikore, me të cilat ka marrë pëlqimin e të gjithëve.

Menjëherë pas disa pushimeve, ai duket se është rikthyer në punë për të sjellë hite të reja. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram shkruajti: “Energjiko. 15 këngë janë 15 vepra.”

Kjo mund të jetë një shenjë që Gjiko do sjellë një album muzikor ose ndonjë projekt të ri për të gjithë adhuruesit e muzikës hip hop.

View this post on Instagram

🌪🔥🌊ENERGJIKO🌊🔥🌪 15 kong jon 15 vepra

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on