Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk ka asnjë shans për të paguar kuksianët

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu ka kërkuar hapur nga qeveria shqiptare që për qyte.tarët e Kukësit tarifa në Rrugën e Kombit të jetë zero… në të kundërt trau në këtë rrugë nuk do të vendoset.

Deklarata u bë në emisionin 360 gradë në Oraneës, nga ku kryebashkiaku tha se nuk ka “shanse që kuksianët të pranojnë të paguajnë një tarifë të tepërt dhe të kripur

Shehu: Kuksianët duan zero tarifë. Nuk keni për të pasur shanse për të vendosur tra. Ose do e bësh zero për Kukësin ose nuk ka për të pasur tra. Sepse vetë e keni pranuar se e keni gabim. Më thoni një deklaratë që ka bërë një deklaratë Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Brendshme ka thënë se janë 12 policë të plagosur. Informacionet brenda qytetit janë 120 qytetarë të dëmtuar. Ata të gjithë kanë marrë ndihmën e shpejtë. Nxitimi i kryeministrit i vendos të gjitha institucionet në presion. Po të kishte dalë drejtori i policisë do ishte më e stabiluzuar situata. Kryeministri duhet të jetë më i matur, më i keq.