Zv.Kryeministri i Kosovës, në një qëndrim me Presidentin Meta për taksën e Rrugës së Kombit

Zv.Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj zhvilloi sot një takim me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta. Në një koment në Facebokk, Limaj zbardh detaje nga biseda me kreun e shtetit shqiptar.

Limaj shprehet se me Presidentit Meta ka ndarë të njëjtin mendim lidhur me taksën e rrugës së Kombit.

Postimi i Plotë i Fatmir Limajt në Facebook:

“Ishte kënaqësi për mua ta takoja sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë e Shqipëri. Si gjithmonë presidenti Meta po i përcjell me interes të veçantë zhvillimet në Kosovë. Ishte konstatim i përbashkët se bashkëupunimi Kosovë- Shqipëri duhet të thellohet në të gjitha fushat.

Presidentit Meta ia paraqita shqetësimin e qytetarëve të Kosovës për çmimin e taksës në “Rrugën e Kombit”. Ndamë të njëjtën bindje se “Rruga e Kombit” është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë dhe është detyrë e dy qeverive tona që të kujdesemi që kjo rrugë si investim i përbashkët t’i shërbejë këtij misioni.

Krejt në fund e falëndërova presidentin për angazhimin e tij personal për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit”.