Tensionet në Gjykatë, Kryemadhi: Edi Rama, frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij

Tension dhe përplasje që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës, por në një perimetër të madh. Policia nuk lejon as deputetët e opozitës të kalojnë, apo të futen në sallën e gjykimit. Kjo ka sjellë reagime dhe përplasje mes tyre.

Ndërkohë, vjen dhe një reagim i fortë i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi thekson se me atë çfarë po ndodh aktualisht në Gjykatën e Tiranës, Edi Rama ka nënshkruar fillimin e fundit të tij.

“Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!”- deklaron kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?