Qesharake, shikoni çfarë penalltie ka fituar sot Skënderbeu ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Gabimet trashanike të gjyqtarëve nuk kanë fund këtë sezon në Shqipëri. Në ndeshjen e Kupës mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, gjyqtari Enea Jorgji ka dhënë një 11-metërsh qesharak në minutën e 28-të.

Xhejms është rrezuar në zonë, dhe për të ishte penallti, edhe pse ka patur një kontakt minimal me mbrojtësit vlonjat.

Më pas nga pika e bardhë shkon Muzaka, i cili e ka humbur, pasi Nurkoviç reagoi mjaft mirë pas goditjes së tij. /Koha Jonë/