Pas sherrit në Instagram, adoleshenti plagos me armë 20-vjeçarin në Durrës

Një 20-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një adoleshent.  Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit pas një konflikti mes një 16-vjeçari dhe një 20-vjeçari.

Burime nga policia mësohet se dy të rinjte ishin konfliktuar më parë në instagram.

Të rinjtë teksa kishin rënë dakord për t’u sqaruar përballë, situata ka dalë jashtë kontrollit duke degjeneruar në përdorimin e armëve.

I plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.