Milan dhe Inter “paqe” në derbin e prapambetur të Seria A (VIDEO)

Derbi i prapambetur i Seria A mes Milanit dhe Interit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola. Fillimi ishte më i mirë për ekipin e Spaletit, por rastin më të pastër e ka Bonuçi, i cili u ndal nga një super pritje e Handanoviç.

Zikaltrit kaluan në avantazh në minutën e 38-të me një gol fantastik të Mauro Ikardit, i cili mori një pasim magjik nga Kandreva dhe më pas mposhti portierin Donaruma. Arbitri Di Belo kërkoi ndihmën e “VAR” dhe më pas teknologjia vendosi që ishte pozicion jashtë loje, pasi Ikardi kishte një këmbë më të avancuar në momentin e nisjes.

Në pjesën e dytë Interi vijoi dominimin në raste, por Ikardi shpërdoroi disa mundësi të tjera shënimi. Milani ndërkohë u përpoq që ta vinte në vështirësi Handanoviç, madje Kutrone imitoi Ronaldon, por ishte në një pozicion të parregullt.

Ky barazim vlen më shumë për Interin që shkon vetëm 1 pikë larg Romës së vendit të tretë që mbahet nga Roma, ndërkohë që Milani mbetet në kuotën e 51 pikëve në vendin e 6. /Koha Jonë/