U mund në sfidën e parë, Daja: Hap fals, por nuk jemi dorëzuar!

Skënderbeu u mposhtë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë 1-0 nga Flamurtari. Trajneri i korçareve, Ilir Daja ka folur pas disfatës, duke pranuar se ekipi po vuan pasojat e dënimit nga UEFA.

“Kemi bërë një ndeshjeje me dy fytyra. Në pjesë të parë kemi luajtur mirë, ndërsa në pjesën e dytë prishëm gjithçka. Ekipi ende nuk është ulur me këmbë në tokë dhe të përshtatet me atë vendim që tashmë është marrë dhe të bëjmë mirë. Kemi bërë një hap fals, por nuk jemi dorëzuar. Finalisti do të përcaktohet në 180 minuta.

Konflikti Muzaka-Gavazaj? Është një pjesë që nuk e kishim përcaktuar. Penalltinë nuk e kishim ndarë dhe kjo ishte ajo pjesa e mosmarrëveshjes te penalltia”.

Më pas i pyetur për faktin se mund të mbeten jashtë Europës, Daja u shpreh: Është herë e parë që një ekip shqiptar kalon 4 ture dhe shkon në Europa Ligë. Është një Skënderbe që ka qenë ndër ekipet më të mira shqiptare në të gjitha drejtime. Ja leme gjykatave të vendosin se kush ka të drejtë, por kjo gjë ndikon te pjesa e ekipit,. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Skënderbeut, sepse ndihem mirë në këtë qytet dhe në këtë ekip.

Mungesat? Është komplet boshti i ekipit që mungon si Sheshi, Radas, Lilaj, etj. Me rikthimin e këtyre do të kemi më shumë mundësi të bëjmë atë që bënim edhe më parë.