Barcelona-Roma, formacionet zyrtare të sfidës në “Camp Nou”

Barcelona- Roma në letër favorizon dukshëm blaugranët, por fusha e lojës do të flasë më qartë. Një dekadë më parë “verdhekuqtë” ia dolën mbanë për të eliminuar brenda në “Santiago Bernabeu” rekordmenët e Realit të Madridit, falë dy golave të vonë të dyshes Tadei-Vuçiniç, sidoqoftë këtë radhë ka fare pak mundësi që të përsëritet e njëjta situatë, për shkak të diferencave shumë të mëdha që kanë këto dy skuadra.

Barcelona e nis ndeshjen me vendosjen 4-4-2m ndërkohë që Roma do të luajë me treshen Peroti, Xheko, Florenzi. /Koha Jonë/