Skandal me urdhër-arrestet në Kukës, ndryshimi i orës…

Pas protestës në ”Rrugën e Kombit”, mbrëmjen e së shtunës deri në zbardhje të së dielës, Kukësi ishte në shtetrrethim, nga ky natën për natën, u kryen ndalime dhe shoqërime pa hesap. Banorët kanë treguar se forcat speciale u futën në orët e natës me forcë në banesa, duke shkaktuar terror.

Në dosjen e Prokurorisë, kërkohet që 11 prej tyre të qëndrojnë në arrest me burg ndërsa pjesa tjetër të luihet në arrest shtëpie ose në detyrim paraqitje. Por, bie në sy se arrestimet sipas Prokurorisë janë bërë nga ora 10:00 e mëngjesit të së dielës deri në orën 12:00. Kur në fakt, arrestimet janë bërë në orën 2:00 deri në 3:00 të natës duke i zgjuar nga gjumi dhe duke terrorizuar familjarët.

Ky falsifikim dhe shkelje e prokurorisë bëhet për të mos tejkaluar afatin prej 72 orësh të mbajtjes në qeli të një personi. Me këtë falsifikim të prokurorisë duket qartë se si ndërrohen oraret e ndalimit vetëm për të arritur qëllimin.