Gjosha: Të rishikohen të gjitha taksat që sot po rëndojnë shqiptarët

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, shprehet se do të jketë një aksion shumë të gjerë jo vetëm nga opozita, por mbi të gjitha qytetar. Nga ana tjetër, ajo thotë se revolta e qytetarëve nuk ka të bëjë vetëm me tarifën 5 euro të kalimit në ”Rrugën e Kombit”, por bëhet fjalë për një taksë për biznesin e vogël ku tarifa shkon mbi 5 mijë.

Ka pasur nje vendim nga LSI për të mbështetur këtë protestë, ju jemi vetëm sot këtu apo ka dhe deputetë të tjerë?

Jo ka edhe deputetë të tjerë që janë bashkuar gjatë ditës, do të jenë këtu edhe gjatë mbasdites, është për tu ardhur keq për këtë situatë, tu them të vërtetën. Është krijuar sepse po ti dëgjosh këta njerëz flasin për shumë halle, probleme, që i kanë të përditshme të jetës së tyre dhe besoj kjo sot këtu është dhe një hall më shumë i shtuar. Sepse nuk është e thjeshtë të kesh njerëzit e tu aty brenda dhe të presësh prej 48 orësh se çfarë do të ndodh me ta. Dhe nëse do të kishte një gjykim, nëse do të kishte një shtet të drejtë, normalisht duhet të fillonte nga ata që e provokojnë këtë reagim dhe më pas te ata që mbahen aty brenda që unë besoj që është një padrejtësi më shumë që bie mbi shpatullat e qytetarëve.

Ju do të qëndroni gjatë këtu apo do të zhvendoseni në Kukës?

Unë do të qëndroj këtu sepse siç e shikojmë është një situatë pak e nxehur dhe nga qytetarët që mesa duket edhe durimi i tyre shikohet që është drejt fundit. Besoj që ajo çka ata presin është një qeveri që ti mbështesi ata dhe jo ti ofendojë ti vendos taksa kaq të larta. Se tu them të vërtetën, të vendosësh atë traun në mes të rrugën e Kukësit ku prindërit nuk shohin dot vajzat që i kanë martuar pikërisht në anën tjetër të rrugës sepse duhet të paguajnë një taksë 5 euro për të shkuar dhe 5 euro për tu kthyer është shumë. Është shumë për njerëz që sot janë të pa ngrënë, janë pa bukë, papunë të pashpresë dhe mbi të gjitha janë pa drejtim.

Ka pasur thirrje nga opozita për mosbindje civile, çfarë do të ndodh?

Këto janë çështje që do të diskutohen, është diskutuar pak në mbledhje dje megjithatë mosbindja civile në rradhë të parë do të thotë që të rishikohen mirë të gjitha ato taksa që po rëndojnë sot mbi shqiptarët. Nuk është vetëm për taksën e rrugës së kombit, bëhet fjalë për një taksë për biznesin e vogël ku po të shikoni shifrat sot mbi 5 mijë prej tyre vetëm në 3 muajt e parë kanë falimentuar imagjinoni çdo të ndodh në momentin që do ti vihet taksa. Pra do të jetë një aksion shumë i gjerë jo vetëm opozitar por mbi të gjitha qytetar sepse besoj që revolta vjen nga ata.