VIDEO/ Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve

Gjatë mbledhjes së opozitës së bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha, ju ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të bëjnë një betim me veten e tyre, i cili duhet të jetë që askush nuk duhet të ndalet deri sa të rrëzohet Rama.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi akt heroik protestën qytetare, e cila ishte një reagim i fortë për ti thënë stop arrogancës së Ramës.

Çfarë betimi u kërkoi Berisha deputetëve?

Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirnjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores.

Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një ngjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues I këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë. Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë.

Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ke shkelmuar cdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bollëk dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me nnjë dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.