Shpresa që vjen prej kuksianëve!

– Nga Armand Maho

Kukësi i dha një mesazh jo të vogël harbutërisë së qeverisë. Rropatjet për t’i quajtur barbarë, apo se atë revoltë e kryen “elementë me të shkuar kriminale” nuk vlejnë. Kuksianët dhe një pjesë e qytetarëve të Kosovës u ngritën për një të drejtë të tyre.

Po po, pikërisht ata që diskrimimohen sistematikisht nga kjo pjesa e “qytetëruar”.

Të “qytetëruarit” që pranojnë të përdhunohen sistematikisht, që pranojnë talljet e qeverisë, që pranon rritjen e çmimit e dritave, rritjen e taksave dhe s’bën za. Ajo pjesa e qytetëruar që pranon t’i drogohen fëmijët dhe sërish duartrokret me pathos shtetin që po bën kryeministri.

E pra, shpresa dhe një herë erdhi nga veriu, nga Kukësi i Havzi Nelës, nga Kosova e cila s’ju përul kurrë as serbit. Kuksianët u ngritën që të mbrojnë bukën e fëmijëve të tyre. Nga ajo rrugë kalojnë mallra, ju duhet të vijnë në spitale dhe çdo gjë tjetër jetike. Është zona më e varfër në vend, e diskriminuar nga çdo pushtet. Rruga është shpresa e vetme që Kukësi të mbijetojë. Dhe këtë shpresë Rama tinëzisht kërkoi t’ia vidhte.

Ata nuk janë barbarë. Për mua ata që reagojnë ndaj pushtetit për një padrejtësi janë elita e një kombi. Në rast se një pushtet vjedh e vjedh në pafundësi xhepat e qytetarëve të tij atëherë popullit i lind e drejta t’i vërë zjarrin. Ky është populli që i duhet çdo kombi. Ky vend s’ka nevojë për një popull që duartroket çitjanë hajdutësh, por ka nevojë për atë popull që i ndizet gjaku nga padrejtësia. Ka nevojë për atë popull, i cili i tregon vendin çdo pushteti e çdo hajduti, qoftë ky biznesmen me kollare, apo pushtetar me atlete. Sot do doja të isha kuksian dhe kuksian do doja të ishte i gjithë ky komb. Ata njerëz nuk u ngritën për asnjë parti, nuk priten t’i thërriste kush. Ata u ngritën për të mbrojtur të ardhmen e tyre, jetën e tyre nga një pushtet hajdut dhe i pacipë. Ky është kombi që na duhet. Kuksianë sot duhet të jetë çdo biznes i vogël që të hënën kalon në biznes të madh në mënyre arbitrare. Kuksian duhet te jete cdo vlonjat e sarandiot qe po kercenohet nga sekustroja e tokave ne bregdet. Kuksianë duhet të jetë çdo Tiranas që po sheh si i përçudnohet qyteti. Kuksianë duhet të jete çdo korçarë, pogradecarë, gjirokastritë, tepelenas e shkodranë. Gjithsecili që po vuan thundrën e hajdutërisë, në emër të të bërit shtet. Kuksianët e bënë të tyren, shembullin e dhanë.

Ju bashkuan atyre kombeve që të vënë flakën po i vodhe.

Ky është mesazhi që duhet ta lexoje gjithkush.

Ka ardhur koha të themi! “Je suis Kuksian”!

/Burimi: VOX ALBANIAE/