Protesta, Gjosha: Qeveria të mos provokojë qytetarët

Edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për protestën në Rrugën e Kombit, që përfundoi në dhunë dhe shkatërrim të sportelit të pagesës së taksës, vendosur nga koncesionari.

Në një koment në rrjetin social facebook, Gjosha thekson se kjo revoltë vjen nga sjellja arrogante dhe mospërfillësve ndaj probleme të qytetarëve. ”Zbatimi i ligjit nga qeveria përdoret me dy standarte! Është e lehtë t’i thuash paguani taksë të dyfishtë për rrugën, por në të njëjtën kohë i ke lënë ata pa punë, pa shpresë, pa drejtim”,-shkruan Gjosha.

Nga ana tjetër, deputetja e LSI-së i përçon thirrjen qeverisë që të mos provokojë qytetarët. ”I bëj thirrje Qeverisë të mos provokojë dhe të mos luaj me qytetarët. Çdo akt dhune e ka një shkak, dhe shkaku është Qeveria. Ndaj përgjegjësinë bën mirë ta gjej te vetja dhe jo te qytetarët”,-shkruan më tej Gjosha.