“Bomba” e Shaqirit: As Ronaldinjo s’do e bënte dot diferencën te Stok Siti

Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë në Zvicër, e cila ka shkaktuar shumë zhurmë. Futbollisti i Stoke Sitit ka paralajmëruar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Unë kam një ndjenjë se edhe Ronaldinjo mund të bënte pak në ekipin ku luaj. Duhet të kuptoni se është pak më ndryshe kur keni në skuadër lojtarë si Riberi dhe Tiago te Bajerni, ose Ikardi dhe Kovaçiç tek Interi. Te Stok, unë nuk mund të ushtroj shumë ndikim, thjesht sepse ka një mungesë të kualitetit rreth meje. Unë mund të bëj një ndryshim ekstrem te Stok Siti në merkaton e transferimeve gjatë kësaj vere për të ringjallur entuziazmin tim”, ka thënë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri nënshkroi për klubin anglez në vitin 2015 për 15 milionë euro, i ardhur nga Interi.