Rudina Hajdari poston video-përgjimin: Kam frikë se…(VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka denoncuar me zërin e qytetarëve, rastin e familjeve me ndihmë ekonomike që nuk kanë marrë ende kempin e marsit, edhe pse sot është fundi i muajit. Hajdari është interesuar personalisht në zyrat e postës ku ka filmuar edhe bisedën me sportelistet. Ajo thotë se nuk ia filmoi fytyrat punonjëseve për shkak se nuk do që të humbasin vendin e punës.

Postimi i plotë

Sot është data 30 Mars dhe banorët e zonës së Laprakës akoma nuk e kanë marrë Kempin për muajin Mars. Unë shkova te posta dhe pyeta pranë sportelit të postës. E kam filmuar në video bisedën që bëra me vajzat e sportelit por nuk i filmova me fytyrë sepse nuk dua që ato të humbasin vendin e punës. Qeveria i zvarrit invalidët dhe të varfrit çdo ditë nëpër këto sportele për tërhequr një pagesë të vogël që i mban shpirtin gjallë. Ndërkohe që qeveria ikën për pushime dhe darka lluksoze këtë fundjave të festojnë Pashkët , këta banorë me aftësi të kufizuara nuk kanë asgjë në tavolinat e tyre.