Ka dhe kështu! Gratë rrahin përdhunuesit, i nxjerrin lakuriq në rrugë

Ata akuzohen për përdhunimin e një vajze 17-vjeçe, por me shumë gjasë janë penduar pas asaj që u ndodhi më pas, siç tregohet në videon e publikuar nga Daily Mail.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, ku dy meshkujt u zhveshën lakuriq, dhe më pas u rrahën nga gratë, të cilat mësuan për veprimin që ata kishin bërë.

Të dy dolën në rrugën Yinkiong në Indi, ndërkohë që një turmë e nevrikosur femrash i kishin rrethuar para se ata të dorëzoheshin në polici.

Një zyrtar i policisë tha se vajza kishte biseduar me përdhunuesit në rrjete sociale dhe më pas ishte bërë viktimë e tyre.

Ishte familja dhe të afërmit e viktimës që i detyruan të bëjnë paradë nudo, para se t’i dorëzonin në polici. /noa.al/