Elvana nuk ndalet, bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka nisur përsëri të punojë për projektet në gjuhën angleze për tregun ndërkombëtar. Ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se me 6 prill do vijë me këngën e re, në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, një reper tepër i njohur në Amerikë.

“Off guard” do titullohet kënga, ndërsa mbetet nën menaxhimin e producentit Poo Bear. Ka vetëm pak kohë që Elvana solli albumin “3EP” tërësisht shqip, ndërsa duket se është larguar sërish nga Shqipëria për tu përgatitur për hitin e rradhës.

Ty Dolla Sign është një nga reperët më të famshëm që ka sjellë këngë që kanë miliona klikime si: Psycho, Swalla, F With U.

Home