Denoncimi i fortë i Bashës: Ministri i Ramës lidhje me rusët, kërcënoi investitorin amerikan

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shpallur sfidë kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e maxhorancës se PD është e lidhur me oligarkë rusë.

Nga foltorja e Kuvendit lideri i PD-së tha se PD është e hapur për hetim parlamentar lidhur me oligarkët rusë dhe më pas ta çojnë çështjen në prokurori. Po ashtu Basha lëshoi akuza publike në drejtim të një ministri, pa përmendur emra se ky ka kërcënuar me banda në emër të ‘Juremexit’ dhe të Rusisë, një investitor.

“Gropa ku ke rënë qenka si hinkë, ndaj zhytet thellë sa herë vjen këtu. Shokët e tu janë Shullazi, disa i ke pasur këtu. Me Armando, me Benin. Ata janë miqtë e tu. E dyta; Hajde të hetojmë pak për oligarkët. Jam i hapur. Hajde e hetojmë dhe gjej një cen për lidhjen e PD me oligarkët rusë. Nëse prokuroria nuk do të ishte e varur nga ty, sot do të ishte hapur një hetim për një ministrin tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të ‘Juremexit’ dhe të Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Ndaj unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimin, pasi është poseduar edhe në ambasadën amerikane. Hajde bëjmë hetime për rusët se ku i ka futur kthetrat ariu”, tha Basha.