Ilir Kadia: Nuk ka letërsi pa Ben Blushin

Gazetari i njohur i BBC për Shqipërinë, Ilir Kadia shpreh keqardhjen për mungesën e debatit intelektual në shoqëri dhe lënien e politikës në dorën e njerëzve pa vlera.

Në një shkrim të postuar në Facebook, gazetari i njohur rrëfen për një bisedë me shkrimtarin Ben Blushi.  Duke shprehur konsideratë për letërsinë e Blushit, Kadia shpreh keq ardhje që autori i njohur nuk ka shkruar me libra.

Keqardhje!

Tre herë e pyeta Ben Blushin, tek pinim verë këtë mbrëmje, nëse po shkruante ndonjë libër! Se librat e tij më kanë pëlqyer shumë! Dhe tre herë tha jo! Dhe tre herë piva me fund nga një gotë verë! Të mbytja mërzinë! Dhe keqardhjen!

Bobo!  Do vazhdojë gjatë koha e Taulant Ballave! Mjera ti, moj Shqipëri!”,- shkruan Ilir Kadia në Facebook.

Ben Blushi ka botuar shtatë libra që janë vlerësuar nga kritika dhe lexuesit.

LIBRAT

“Të jetosh në ishull”

“Otello, Arapi i Vlorës”

“Shqipëria”

“Hëna e Shqipërisë”

“Kandidati”

“Letër një socialisti”

“KM, Kryeministri”