”Hoxha” shëron femrat duke i prekur dhe puthur (VIDEO)

Mbrëmjen e së martës nga emisioni Stop në Tv Klan, është denoncuar një skandal. Bëhet fjalë për Ismail Llocin nga Tirana, një person që e konsideron veten “hoxhë” dhe që mund të shërojë sëmundje me anë “të duarve të tij”. Ai pretendon se heq mallkimet apo prekjen nga xhindet. Në video tregohet se si ai prek në vendet intime dhe puth vajzat që i shkojnë për vizitë. Ai pretendon se shëron me anë të prekjeve dhe “ndezjes së një qiriu në dritare”.