Dëbimi i diplomatëve rusë nga 21 shtete, Kremlini kërcënon me hakmarrje

MOSKË– Pas vendimit të 21 shteteve për dëbimin e diplomatëve rusë, vjen kundërpërgjigja e fortë nga Kremlini.

Mediat e huaja raportojnë se Moska zyrtare ka kërcënuar se do të hakmerret për dëbimet e ambasadorëve të tyre nga këto vende, ku përfshihet edhe Shqipëria. Kremlini pohoi se shpreh keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve ndërsa shtoi se Moska do të analizojë situatën para se të kundërpërgjigjet.

“Keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve. Do analizojmë situatën para se të kundërpërgjigjemi. Rusia nuk ka lidhje me helmimin në Britani”, thuhet në reagimin zyrtar.