Berisha: Ramiz Alia dhe Kristaq Rama celulë e KGB në Shqipëri. PD asnjë rubël ruse

Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur mbrëmjen e sotme mbi rrezikun rus në Rajon. Berisha tha se rreziku rus është një rrezik real për Ballkanin, por më pak se kudo është në Shqipëri. Gjithsesi Berisha solli në vëmendjen e publikut se Ramiz Alia, e ndjera bashkëshorte e tij dhe Kristaq Rama që të tre kanë qënë celulë e KGB në Shqipëri.

“E vërteta kjo është, e them me siguri. Mund të thoja për Nexhmijen por nuk e them. Ajo ka qënë agjente e Mugoshës, kurse këta kanë qënë agjentë të KGB”, theksoi Berisha në studion e Fax News.