Shkodër, Xhaçka thirrje Ademit: Lini llafet, por…

Përmbytjet në Shkodër, kanë futur në ”sherr” qeverinë dhe Bashkinë e Shodrës. Kjo e fundit kërkon prej 3 javësh shpalljen e emergjencës civile, por qeveria nuk e pranon.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka bërë thirrje të forta pushtetit vendor në Shkodër, të lërë llafet dhe propagandën politike dhe të marrë masat për të shpërndarë ushqimet për banorët e përmbytur.

”I bëjmë thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokal, të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinim in e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji. Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave vendore”,-tha Xhaçka.

Nga ana tjetër, Xhaçka kërkoi një bashkëpunim mes FA-së, qeverisë dhe pushtetit lokal. ”Bashkëpunimi mes forcave të ushtrisë, institucioneve të qeverisë dhe pushtetit vendor është detyrimi ynë i përbashkët, dhe vendosja e qytetarëve në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, është nderi i çdokujt që paguhet nga taksat e tyre”,-tha Xhaçka.