Eva Murati ka dy fjalë për Bejlerin dhe Vjollcën

Eva Murati është një ndër prezantueset ekraneve shqiptare. Pasditen e sotme në një intervistë për emisionin “Thumb” moderatorja sportive ka dhënë mendimin e saj për dy moderatore të tjera shqiptare, Ilda Bejlerin dhe Luana Vjollcën.

Fillimisht Eva është pyetur për mendimin që ajo ka për moderatoret sportive. Ajo është shprehur se sipas saj nuk është e rëndësishme a e ke hapur dekoltenë por përmbajtja që ti vendos të transmetosh. Sipas Evës shembulli më i mirë i kësaj janë prezantueset e shtetit fqinj dhe besojmë ta ketë patur fjalën për Italinë.

Eva është ndalur paksa dhe ka bërë një koment të shkurtër edhe për veshjen në ekran të koleges së saj, moderatores Ilda Bejleri. Bashkangjitur asaj që ka thënë më sipër, Eva ka shtuar se sipas saj Ilda kishte mundësinë ta tregonte vetën më mirë në debatin rreth veshjes së saj.

Në fund të intervistës Evës i është shkëputur edhe një koment i shkurtër për moderatoren Luana Vjollca. E pyetur nëse ndonjëherë edhe ajo vetë ka menduar t’i futet muzikës njësoj si kolegia e saj Luana, Eva është shprehur se Luana Vjollca nuk është shembulli që ajo parapëlqen të ndjekë.