Dalin pamjet e momentit pas shkëmbimit të zjarrit në Fier, shihni viktimën të shtrirë

FIER- ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kanë siguruar një video amatore të filmuar në orët e para të mëngjesit menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.

Në video duken forcat e policisë që pas shkëmbimit të zjarrit me agresoret, rrethojnë zonën me perimetrin e sigurisë dhe aty mbërrin edhe ambulanca për të marre trupin e njërit prej grabitësve që me vone u mësua se ai kishte vdekur.

Video është filmuar nga një banor i zonës, i cili pasi ka dëgjuar te shtënat ka dalë në ballkon dhe ka regjistruar të gjithë pasojat e shkëmbimit të zjarrit. Duket se gjithçka ka ndodhur jashtë pallatit. Si grabitësit mësuan se policia mbërriti kanë tentuar të largohen, ndërsa janë favorizuar nga errësira.