Çudi shqiptare, derës së komshiut i del pronari!

Arben Xheka, banor në Fushë Mret të Elbasanit, tregon në emisionin “Stop” se banon në një shtëpi private prej 27 vjetësh.

Por prej një viti nuk mund të hyjë e të dalë nga dera sepse truallit i ka dalë pronari. Ndaj ai ka vënë një shkallë që e përdor për të hyrë e për t’u ngjitur në katin e dytë.

Në këto kushte, çështja mund të quhet “një çudi shqiptare” e radhës…

“Ka gati një vit që mua më është bllokuar dera për të hyrë në banesë dhe detyrohem të hyj nga dritarja. Nuk kam mënyrë tjetër komunikimi. Shtëpia e katit të dytë nuk ka lidhje me katin e parë sepse kati ka hyrje tjetër. U detyrova të bëj një palë shkallë për të hyrë në katin e parë”, rrëfeu denoncuesi.

Por të moshuarit e shtëpisë thonë që janë ngujuar, pasi kur kanë provuar të përdorin shkallën janë rrëzuar.
“Ku të dal unë? Nga shkallët kam rënë dy herë”, u shpreh i moshuari. Ndërsa bashkëshortja e tij tregoi se ka që prej muajit Nëntor pa dalë nga shtëpia, pasi nuk mundet të hyjë e të dalë nëpërmjet shkallës.

Bashkëshortja e Arben Xhakës tha se i kanë kërkuar pronarit të tokës t’u lejojnë pak hapësirë sa për të dalë të moshuarit, por nuk ka pranuar.
“Sa herë hipi e zbres unë, atë punë kam mbi 20 herë në ditë. Tallen edhe njerëzit kur kalojnë dhe na shohin ne këtu”.

Gazetarja e emisionit “Stop” u shpreh se në këto kushte familja Xheka ndodhet në “arrest shtëpie”./ tvklan.al

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/dhe-kjo-cudi-i-mungonte-shqiperise-deres-i-del-pronari-banoret-hyjne-ne-shtepi-nga-dritarja-515481/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright