Rama në Turqi, takon Erdogan (FOTO)

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama ndodhen sot në Turqi. Media turke raportojnë se Kryeministri është takuar me presidentin, Rexhep Tayip Erdogan rreth orës 19:00.

Në foto e shpërndara nga mediat turke theksohet se dy politikanët kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimeve në rajon. Para takimit me Edi Ramën, sipas axhendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim

Media turke theksojnë se Erdogan e ka pritur Ramën në rezidencën presidenciale, “Tarabya”, e cila vlerësohet si një nga vilat me të bukura që përdoret nga liderët e Turqisë, që prej vitit 1980. Zona e Tarabya është vendndodhja e shumicës së rezidencave të selive diplomatike të vendeve perendimore në Turqi.

Rezidenca Tarabya