Veseli: Nuk do të zmbrapsemi, Demarkacioni do të votohet

Kryekuvendari Kadri Veseli ka njoftuar se seanca e cila ishte ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës do të nis së shpejti.
Ai ka bërë me dije se pesë deputetët e Vetëvendosjes që kanë hedhur gaz i kanë përjashtuar nga seanca

Sipas Veseli deputetët Flora Brovina dhe Ramiz Kelmendi janë keq me shëndet për shkak të lotsjellësit

Veseli njëherit ka deklaruar se është e pamundur që siç ka thënë ai “Vetëvendosje me qenë më patriotë se ne të tjerët”

Ai theksoi më tutje se nuk do të zmbrapsen dhe Demarkacioni do të votohet.