Stërvitja e veçantë e Mesit po çmend rrjetet sociale (VIDEO)

Kundërshtarët e Lionel Mesit në La Liga dhe Champions, e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë të përballesh me “Pleshtin”, por tani këtë e kanë mësuar edhe lojtarët e basketbollit, të futbollit amerikan dhe qeni i tij Hulk.

Në reklamën e re të Adidas, numri 10 i Barcelona-s ndihmon në krijimin e një seance stërvitore të veçantë, duke zgjedhur efektet audio, kundërshtarët dhe ngjyrën e këpucëve. Video, ku shfaqet edhe Luis Suarez, ka marrë miliona klikime brenda disa orësh.