Situata alarmante në Shkodër, shumë banesa nën ujë

Vijon të përkeqësohet situata nga moti i keq në Shkodër. Nga reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sipërfaqja e tokës së përmbytur ka arritur mbi 4698 ha. Gjithashtu, situata paraqitet problematike edhe në Fushë Krujë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Ishëm, i cili ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Situata në Shkodër dhe Fushë Krujë

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë: Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4698 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1550 ha. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 46 në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 150 ne Obot, 40 ne Gorice. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 ne Obot dhe 4 ne Lagjen Gallube.

Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Janë të rrethuara nga uji 60 shtepi ne fshatinTrush, 15 Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 1 në Berdice e Mesme. Njësia Administrative Velipojë: Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë:

Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë. Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110t

2. Bar i thatë 50 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Përmbytje nga lumi Ishëm në Fushë-Krujë:

Lumi Ishëm ka sërish nga shtrati duke përmbytur toka rreth 200 ha tokë bujqësore në fshatrat Murqinë, Mallkuc dhe në një pjesë të fshatit Bilaj.

Niveli i ujit po rritet. Është e treta herë brenda një jave që ky lumë del nga shtrati. Uji ka rrethuar rreth 20 banesa e po ashtu rruga që lidh këto banesa me pjesën tjetër të fshatit e më gjerë është e mbuluar tërësisht nga uji, niveli i të cilit është mjaft i madh dhe nuk lejon kalimin e asnjë mjeti përfshirë këtu edhe mjetet bujqësore.

Dëmet janë të mëdha në grurë, jonxhë dhe bimë të tjera pranverore, pasi këto fshatra përmbyten për të disatën herë. Niveli i ujit vazhdon të rritet dhe situatat po përkaqësohet më shumë.