Deputeti i PS kundër Ramës: FMN ka të drejtë për koncesionet

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur se shqetësimet që FMN-ja ka shprehur në lidhje me Partneritetin Publik Privat, janë shumë të drejta.

Sipas Bushatit, FMN-ja ka të drejtë sepse “PPP-të” kanë sjellë problematika edhe në vendet e tjera të botës.

“Kemi shprehur rezervat tona sesa larg dhe sa shpejt, sa thellë, sa gjerë mund të shkojnë këto koncesione patjetër që duhet marrë parasysh, nuk flet kot as FMN-ja as banka botërore nuk është se janë armiq apo na duan të keqen. Patjetër që duhet parë diçka që të gjendet zgjedhja më e mirë”, u shpreh deputeti Bushati.