Demarkacioni, në Kuvendin e Kosovës, sërish gaz lotsjellës

Në pritje të nisjes së seanacës për demarkacionin srish është hedhur gaz lotsjellës në sallen e kuvendit të Kosovës. Mendoht se sërish lënda është hedhur nga deputetë të Vetëvendosjes që kundërshtojnë ashpër miratimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë deputetët e koalicionit qeveritar dhe ata të LDK-së po kthehen në sallën e Kuvendit, ku pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit.

Seanca ishte ndërprerë në momenti kur duhej të hidhet në votim marrëveshja. Kjo ndodhi pasi që deputetët e VV-së hodhën gaz lotsjellës.