FOTO/ Tom Brady flet për nënën pas betejës me kancerin

Tom Brady ka bërë një përditësim mbi shëndetin e nënës së tij, Galynn, pas betejës së saj me kancerin e gjirit.

“Ajo po ia del me të vërtetë mirë”, tha 40 vjeçari për People. “Unë mendoj se çdo familje që është përballur me kancer e kupton këtë sfidë”.

“Ajo vlerëson shumë njerëzit që e kanë mbështetur. Është një grua e mrekullueshme dhe pozitive dhe ne jemi shumë krenar për të”, shtoi ai.

Në një intervistë të mëparshme, Galynn konfirmoi se ajo ishte diagnostikuar me kancerin e gjirit të fazës së dytë.

Galynn përfundoi trajtimet e saj të kancerit vitin e kaluar.

Image