110 milionë? Icardi: Kushtokam pak

Në një intervistë për “Rivista Undici”, qendërsulmuesi i Interit thotë se arritjet e tij dhe tregu aktual i futbollistëve e kanë bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë për momentin.

Mauro Icardi u shndërrua të dielën në lojtarin e gjashtë më të ri që shënon 100 gola në Serinë A, pas 4 golave në portën e Sampdorias.

“A janë pak 110 milionë euro për mua? Duke marrë parasysh merkaton, ndoshta po. Por, Interi e di shumë mirë se çfarë dua unë dhe jemi të gjithë shumë të qetë”, deklaroi argjentinasi.

Me shumë mundësi nuk e ka gabim Icardi, po të mendosh se Ousmane Dembele u ble 147 milionë euro nga Barcelona, ndërsa mbrojtësi Virgil van Dijk u ble për 80 milionë euro nga Liverpuli.