Dalipi: Sfidë e vështirë me Flamurtarin, tifozët do të jenë “arma shtesë”

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur në lidhje me ndeshjen e së hënës me Flamurtarin në shtëpi. Ai shpreson që skuadra e tij të mos ketë probleme me gjykimin ndaj vlonjateve, ndërkohë që nuk e fshehu faktin që synon një vend në Europë.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë me Flamurtarin , duke marrë parasysh që kanë edhe një trajner shumë të mirë, i cili e njeh mjaft mirë kampionatin. Në vijmë nga një moment shumë i mire, jo për nga rezultati që kërkonim në Shkodër , por ajo që më kënaq për vazhdimësinë është loja dhe ajo çka lojtarët prodhojnë në fushë. Gjatë këtyre 10 ditëve që gjithsesi nuk është kohë e mjaftueshme dua ti përgëzoj lojtarët të cilët kanë kuptuar gjithçka nga ajo çfarë kemi bërë së bashku . Për sa i përket Flamurtarit do të thoja që ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment , faktorin fushë pasi luajmë në Tiranë , tifozët do të jenë të shumtë për të na mbështetur dhe ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të rikthehemi tek ajo që presim fitoret.

A mund të jetë sfida ndaj Flamurtarit përcaktuese për fatet e sezonit?

Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk mund të jetë përcaktuese për sezonin pra për të siguruar pjesmarrjen në kupat e europës. E përsëris që ajo që më kënaq është paraqitja e ekipit. Me lojën që prodhuam në Shkodër nëse do të kishim marrë 3 pikët padyshim do të na ndihmonin në realizimin e objektivit. Loja është është treguesi më i mirë se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra në ndeshjet në vijim . Uroj që dy pikët që lam në Shkodër , të cilat i konsideroj të humbura për lojën që zhvilluam , ti rekuperojmë në ndeshjet në vazhdim. Skuadra është përgatitur shumë mirë , mjafton që lojtarët të shprehen dhe të japin më të mirën e tyre sidomos sulmi dhe pres që lojtarët sulmues të bëjnë diçka më tepër ndaj Flamurtarit duke marr parasysh që edhe skuadra po funksionon shumë mirë.

Çfarë mund të ndryshoni në këtë takim duke marr parasysh edhe 4 përballjet e mëparshme me Flamurtarin që keni luajtur në Kampionat dhe Kupë .

Situata ndryshon pasi në ndeshjen e kthimit të Kupës ne luajtëm për gjithçka pasi vinim pas një rezultati negativ në Vlorë dhe kemi zhvilluar ndoshta një prej ndeshjeve tona më të mira. Por unë nuk do ti kthehem më të kaluarës. Mendoj se sfida e së hënës do jetë një ndeshje shumë deçizive për ne.

Do të ketë ndryshime në formacion?

Dalipi: Ne kemi në përbërje një skuadër me shumë element të mirë, dhe për këtë fakt unë kam shumë vështirësi edhe në zgjedhje. Duke patur shumë lojtar në përbërje duke shtuar edhe rikthimin e Çanit, por për pak ditë presim edhe rikthimin e Telushit, kjo gjë nga njëra anë mi vështirëson zgjedhjet. Megjithatë kjo situatë më ndihmon pasi kam në dispozicion shumë lojtarë, të cilët mund ta bëjnë mjaft mirë edhe titullarin, por edhe mund të presin kur të aktivizohen për ato minuta që do ti kërkohen.

Rikthehet Çani , por ende nuk po shohim në fushë Abdurahimin ?

Abdurahimi po stërvitet mjaft mirë dhe sigurisht që edhe ai bën pjesë në planet e mia, por thjesht nuk po i jepet mundësia, për vetë faktin që në dispozicion janë vetëm 3 zëvendësime dhe nuk ka qenë pjesë e këtyre zëvendësimeve.

Si e shikoni kalendarin për më tepër që javët e fundit janë luajtur në një hark të ngjeshur kohor?

Kalendari sa vjen e vështirësohet në ndeshjet në vazhdim. Ne jemi të dënuar për t’i fituar ndeshjet dhe për të realizuar objektivin tonë. Duhet të mendojmë dhe ti përgatisim ndeshjet një e nga një, të marrim maksiumimin e pikëve dhe në fund të arrijmë pjesmarrjen në kupat e evropës.

Të hënën do të përballeni me një tjetër ish bashkëpunëtorin tuaj Shpëtim Duron?

Sigurisht me Duron kemi punuar dhe kaluar një periudhë të mrekullueshme së bashku. Dua ti bëj komplimentet e mia pasi ai është një trainer që e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, bën përzgjedhjet e duhura dhe sigurisht edhe kam përfituar nga bashkëpunimi që kemi punuar bashkë. Por në ndeshje do të jemi kundërshtar, ndërsa jasht fushës si gjithmonë do të mbetemi miq.

I druheni gjykimit?

Nuk dua ta prek këtë temë , pasi tashmë ka filluar një kapitull i ri. Klubi dhe ne si drejtues kërkojmë që lojtarët të fokusohen vetëm në lojë, të bëjnë atë që dinë ata të bëjnë më mirë. Nuk besoj se do të ndikoj arbitrimi , përkundrazi mendoj se do të jetë një arbitrim pozitiv. Shpresoj që ndeshja të jetë një spektakël dhe fusha ta tregoj kush do ta meritoj fitoren.

Nesë arrini një fitore ndaj Flamurtarit e mendoni objektiv vendin e dytë?

Patjetër, ne gjithmonë e kemi theksuar që mendojmë pozitivisht dhe do të luftojmë deri në fund për të arritur këtë objektiv.

Në rast se Partizani siguron pjesmarrjen në Europë , a do ti besohet Dalipit skuadra edhe për sezonin e ri?

Unë kam gjithë besimin e Presidentit Demi,Drejtorit Rama, stafit, lojtarëve dhe të gjithë njerëzve që punojnë në klub. Sigurisht që do ishte një hap madhor jo vetëm për karrierën time por dhe për të ardhmen e Partizanit, sepse do fillonte një kapitull i ri për një të ardhme të re.