Samanta Karavello për zënkën me Ronelën: Nuk ekziston, nuk i pëlqej intrigat

Këngëtaret e njohura shqiptare, Ronela Hajati dhe Samanta Karavello ishin mikesha të mira pasi u bashkuan më tepër dhe nga fakti që menaxhoheshin nga i njëjti produksion.

Largimi i Ronelës nga ‘Max Production’ u komentua në media rozë duke hedhur dyshimet se artistet nuk janë më mikesha.

Në një intervistë për Pop Culture, Samanta Karavella nuk ka dhënë detaje nëse ka ndodhur një zënkë mes tyre, por tregoi se nuk i pëlqejnë intrigat në miqësi.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, tha ajo.

Të dyja vijojnë karrierën muzikore duke marrë pëlqimin e publikut për hitet e reja që sjellin në treg.