Edi Rama dhe Endri Fuga duke ndarë kullat e Tiranës në “Portokalli”(VIDEO)

Mbrëmjen e së dielës, në spektaklin e humorit “Portokalli” në Top Channel është transmetuar një pjesë humori në qendër të së cilës ishte kryeministri Edi Rama dhe kullat të cilat u ka shpërndarë oligarkëve dhe klientëve të tij.

Spektakli i humorit, e ka tallur keq kryeministrin dhe këshilltarin e tij për mediat, Endri Fuga. Në skeçin e përgatitur “Edi Rama” priste dhe përcillte personazhe të dyshimtë, të cilëve u jepte nga një kullë. Gjithashtu u tregonte dhe piktuarat e tij, të cilat shumica e personazheve kujtonin se i kishte bërë ndonjë fëmijë dhe jo Kryeministri.