Tjetër lajm i keq për Panuçin, Veseli rrezikon miqësoren me Norvegjinë

Mbrojtësi i Kombëtares, Federik Veseli është dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Virtus Entelës. Analiza mjekësore të kryera pas ndeshjes kanë konfirmuar se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Venecias. Veseli rrezikon edhe ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e planifikuar të luhet më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Qendra mjekësore e Empolit, Monteboro ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe pas diagnostikimit të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë, ai ka nisur terapinë, për të mundësuar një shërim më të shpejtë.