Sarri ofendoi gazetaren, Melisa Sata reagon ashpër ndaj trajnerit të Napolit

Në Itali së fundmi përgjigja ironike e trajnerit të Napolit Mauricio Sarri ndaj një gazetareje, Titi Improta në konferencë për shtyp ka ngjallur shumë polemika. Ajo e pyeti trajnerin nëse kampionati tashmë bëhet më i komplikuar, por përgjigja e tij ishte befasuese: Vetëm sepse je grua dhe e bukur, nuk ja vlen të të dërgoj as në djall.

Sot ka ardhur dhe një reagim i ashpër i gazetares së njohur, Melisa Sata, e cila nuk i ka kursyer kritikat. “Gjëja e gabuar ka qenë mënyra se si Sarri e nisi frazën: çfarë ka dashur të thotë një femër dhe sepse është e bukur? Nëse do të heshte, nuk do ta dërgonte në djall”, ka thënë bashkëshortja e Kevin Prince Boateng. /Koha Jonë/