“Kur të dëgjova desh theva televizorin”, qytetari vë në siklet Ramën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku zhvilloi jë bashkëbisedim me banorë të zonës. Por njëri prej tyre, e vuri në siklet kryeministrin teksa i tha se i vinte të thyente televizorin kur shefi i qeverisë doli të fliste për çerftifikatat e pronësisë.

“Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë, desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë çertifikatën e pronësisë”, iu drejtua qytetari Ramës.

Dhe pasi kryeministri u sigurua se ai nuk e kishte thyer televizorin, e fton që edhe ai qytetar të marrë çertifikatën që ishte gati. “Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu,  se ishin dy gjëra ose ti do merrje çertifikatën ose ajo do të lirohej nga puna”, tha Rama.

BATUTAT
Qytetari:
 Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë certifikatën e pronësisë.
Rama: Televizorin e theve apo jo?
Qytetari: Televizorin nuk e theva jo
Rama: Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu. Se drejtori djalë i mirë, por e dinte që ose ti do merrje certifikatën ose ai do të lirohej nga detyra.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti që të punoj dhe drejtori. Të ruhemi nga drejtorët. Se ata e kanë në terezi, kush e ha jam unë dhe ti. Mua të më bëhet puna, ty te mbaroj puna.